Nga Eliza BOHOTINA, (gazetare e rubrikës Kulturore në: SarandaNews.al)
Doli këto ditë nga botimi periodiku NR 2 “VASTROI I SHALËSIT” nën kujdesin e historianit dhe arkeologut Halil Shabani me sponsor, filantropin Ali Safet Avdia.
E konceptuar si periodik letrar artsitik, botimi sjell përpos të tjerash, një përpjekje për të ruajtur kujtesën kolektive dhe disa indetitete të këtij fshati me gjurmë nga antikiteti deri në kohët moderne.
Periodiku (Nr.2) është sjellë nga Shabani edhe si një është produkt i forcave krijuese të fshatit Shalës, për fshatin dhe krahinën e tyre .
Disa fakte të tjera me interes nga ky botim: Pakkush di informaicone mbi Vastorin, një vendbanim i periudhës antike pranë fshatit Shalës;
Shumë të tjerë, nga trevat e Çamërisë por edhe nga vise të tjera shqiptare, do të memorizojnë me këtë botim, faktin tjetër se poeti i shquar shqiptar, Alush Avduli, autori i: ” Lirikave të Konispolit”, “Në një stinë të thatë”, “Përkthimi i heshtjes”, “Utopia në festë”,etj., është pikërisht nga fshati Shalës; poet, me një fat traumatizues prej ‘Republikës së Biografive’! ( Poeti ka lindur në varrezën e fshatit kur e ëma kishte shkuar atje në një ceremoni mortore!!);
Por botimit nuk i mungojnë as rubrika e kulturës ku “Etimologjia e toponimia e Shalësit” vjen e shkruar nga studjuesi i pasionuar, Fatmir Muçaj; As kontributet historike të ketij fshati me emër, për shpalljen e Pavarësisë shkruar nga vetë historiani Halil Shabani; Ato arsimore të sjella nga Selfo Zeneli; kontributet e shalsiotëve ne emigrim, etj,. Një vlerë në periodikut “Vastroi i Shalësit” , sjellim edhe fotot e qëmtuara me kujdes nga dhjetra arkiva./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët