U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë në prag të ndërrimit të viteve, Motër, Daniela Silvestrini., Misionarja e Paqes e cila ia kushtoi jetën Sarandës.

E lindur në Milano të Italisë, prej vitit të vështirë 1997 ajo jetonte ne Sarandë dhe me përkushtimin e saj sublim ngriti Qendren Sociale “Santa Marcelline” një institucion prane njerezve ne nevoje dhe fëmijëve të varfër.
Për përkushtimin e saj të mirënjohur dhe modelin e një jete në ndihmë të vobektëve dhe fëmijëve të familjeve në nevojë dhe të paintegruara, Motër Daniela Silvestrini u vlerësua me Titullin e lartë “QYTETARE NDERI E SARANDES”, titull që e mbajti me dinjitet deri në fund, në ndarjen e papritur nga kjo botë.

Janë me qindra fëmijët dhe familjet në nevojë në Sarandë që kanë ndjerë ndihmën dhe dorën e saj të ngrohtë.
Motër Daniela drejtoi disa vite më parë ndërtimin dhe ngritjen e instituicionit të ri të Qëndrës sociale të Misionit “Motrat Marcellina” në Sarandë e cila funksionoi me programe mësimore edukative me fëmijë dhe mësuese të përkushtuara.

Përveç ndihmave të panumërta humanitare, medikamenteve e misioneve të ndryshme humanitare, ajo kontribuoi edhe për komunitetin e familjeve në Shëndëlli (bashkia Konispol) si dhe në dhjetra familje në nevojë në fshatra të ndryshme te Sarandes dhe Delvinës, duke marrë si shpërblim respektin dhe mirënjohjen e njerëzve ne nevojë.

Mësohet se varrimi i saj do te behet ne Itali. Stafi i SARANDANEWS.AL, gazetarët dhe njerëzit e mediave në Sarandë i shprehim ngushellime më të thella familjarëve të Motrës Daniela Silvestrini dhe Motrave te Qendres, “Motrat Marcelline” në Sarandë.
Sarandës do t’i mungojë buzëqeshja ëngjë[llore dhe shpirti i Motrës Daniela, humanizmi i saj i pashoq.
LAMTUMIRË, MOTËR DANIELA, Ëngjëll mbrojtës i Sarandës! U prehtë në dritë e paqe shpirti jot fisnik!(Shkëlqim HAJNO-SARANDANEWS.AL)///

ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite