Nga Arqilea GARO
E DI VALLË YLLI I FUTBOLLIT, SHEVÇENKO, QË ËSHTË SHQIPTAR?!
Gjyshi i këtij djali që po lë këtë emër të ndritur në futbollin botëror ka qenë një burrë i mirë e i ndershëm nga fisi i madh i Çenkojve të Gjirokastrës.
Kur mbarroi shkollën e mesme për ekonomi, punoi ca kohë në një ndërmarrje shtetërore si shef financash dhe aty, të gjithë e thërrisnin me emrin nderues:
– Ou, ku je shef Çenko!
– Rrofsh o shef Çenko!
– A na ha munë, o shef Çenko?!
Kur Unë dhe shoku Enver vendosmë të ndanim çanaqet me Bashkimin Sovjetik dhe Hrushovin, ky burri na u ndodh në Moskë ku na kishim çuar për të kryer studimet e larta.
Na ish dashuruar aty me një bukuroshe Ukrainase dhe vendosi, si shumë të tjerë, të mos kthehej më në atdhe.
Për t’ u kamufluar dhe për t’ u shpëtuar vezhgimeve të Sigurimit Tonë që e ndiqte si “tradhëtar” u detyrua të regjistrohej jo me mbiemrin e vërtetë por me llagapin që i kishin venë shokët e ndërmarrjes.
– Ardian Shefçenko! – që në versionin rus degjeneroi në Shevçenko.
Më pas edhe Ardianin e bëri Andrea, ose Andrej në djalektin rus të pelazgjishtes.
Kaq e thjeshtë…
E di miku im Landi Çenkua që këtë futbollistin Andrean, e ka kushëri?!//(Nga faqja regjisorit, poetit dhe përkthyesit)/ sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.