Xhuljeta Lala, 33-vjeçare, është vrarë ditën e djeshme barbarisht në një hotel në Bruksel, ku punonte si sanitare.
Sipas raportimit nga mediat belgë mësohet se autori ka qenë një 36-vjeçar, i cili është me origjinë nga Franca.
Ai ishte arratisur nga një institucion psikiatrik në Marsejë të Francës. Ai kishte dalë lakuriq në korridor, rrëmbeu një fikës zjarri aty pranë, hyri në dhomën e hapur ku ishte Xhuljeta dhe goditi brutalisht gruan e re, e cila vdiq menjëherë.
Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi skenën. Burri ishte akoma i zhveshur pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej. “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull,”tha ai.
Policia u thirr menjëherë dhe oficerët ishin në gjendje të vinin në pranga autorin pa vështirësi. Një gjyqtar ekzaminues u kap për akuzën e vrasjes.
Sot një detaj tjetër tragjik është zbuluar për të renë. 19 vite më parë Xhuljeta Lalës i janë vrarë 2 prindërit nga një person nga Divjaka.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese