SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jahti me 4 turistë përplaset me shkëmbinj nënujorë në Vlorë. Fundoset…

Katër turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm në detin e Vlorës.Turistët ishin në një jaht duke lundruar në zonën e Zvërnecit. Jahti me katër persona në bord, mes tyre një fëmijë, kur ka hyrë në gjirin e Zvërnecit për t’u afruar plazhit ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihnin zonën.

Ngjarja ka ndodhur në orën katër të mëngjesit ndërkohë që të katërt personat në jaht kanë dalë me not në breg pa asnjë dëmtim. Jahti është i gjatë 11 m. Në zonën e plazhit ku ndodhen katër italianët është policia kufitare dhe Guardia di Financa. Mësohet se jahti 11 metra është fundosur

Sipas burimeve polocore shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf. Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore..///

error: