Shkëmbinjtë e bardhë të ishullit grek, Santorini zhyten në ujërat bruz në agim.
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, anijet turistike sjellin deri në 8000 turistë.
Hotelet kushtojnë 200$ nata. Për të parë perëndimin e diellit në fshatin Oia duhet të qëndrosh në radhë për një orë.
Kjo është ajo që ndodh kur një vend bëhet shumë i famshëm.
Ksamili ndodhet 30 minuta në jug të Sarandës në bregdetin jonian të Shqipërisë.
Të njëjtët shkëmbinj të bardhë, të njëjtat ujëra bruz.
Hotelet kushtojnë 35$ nata. Asnjë anije turistike nuk ankorohet këtu.
Plazhet boshatisen deri në orën 8:00 të mëngjesit kur peshkatarët largohen.
PSE SANTORINI NUK ËSHTË MË SI DIKUR?
Shifrat e tregojnë historinë qartë. Santorini pret 3,4 milionë vizitorë çdo vit.
Ishulli ka një sipërfaqe prej 76 kilometrash katrorë.
Kjo krijon një dendësi prej 44 737 njerëz për kilometër katror gjatë pikut të sezonit veror, 56 herë më e lartë se Kreta.
Anijet turistike mbërrijnë çdo ditë nga maji deri në tetor.
Çdo anije transporton nga 2000 deri në 5000 pasagjerë. Ata qëndrojnë për gjashtë orë.
Rrugët e ngushta të qendrës kryesore të Santorinit, Fira dhe fshati piktoresk, Oia nuk mund ta përballojnë këtë fluks.
Në vitin 2025, qeveria greke vendosi një kufi ditor prej 8000 pasagjerësh dhe shtoi një taksë kroçiere prej 22$.
Të ardhurat gjithsesi ranë me 20% pasi vizitorët kërkuan alternativa të tjera.
Çmimet e hoteleve reflektojnë kërkesën. Jashtë sezonit veror dhomat fillojnë nga 69$ nata.
Gjatë pikut të sezonit çmimet shkojnë nga 200$ deri në 621$ për dhoma standarde dyshe.
Një vizitë treditore kushton nga 600$ deri në 2,000$ për person kur shtohen ushqimet dhe aktivitetet.
Ishulli humbi atë që e bënte të veçantë. Banorët vendas e përshkruajnë si arritjen e “pikës së ngopjes”.
NJIHUNI ME KSAMILIN NË BREGDETIN E SHQIPËRISË
Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë detit Jon midis Sarandës dhe Himarës.
Ksamili zë majën jugore, 18 milje nga ishulli grek i Korfuzut.
Një traget kalon nga Korfuzi për në Sarandë- një udhëtim që zgjat një orë me një kosto prej 20$ deri në 30$.
Nga Aeroporti i Tiranë, udhëtimi me makinë zgjat katër deri në pesë orë.
Peizazhi që rivalizon ishujt grekë
Plazhet me rërë të bardhë janë të vendosura rreth gjireve bruz.
Tre ishuj të vegjël ndodhen rreth 90 metra larg bregut, të lidhur me rripa rëre në baticë të ulët.
Pyjet me pisha mbulojnë plazhet veriore.
Uji mbetet i kthjellët deri në 5 metra thellësi.
Shkëmbinjtë ngrihen të bardhë përballë qiellit blu, njësoj si muret e kalderës së Santorini.
Ngjashmëria e peizazhit është e dukshme
Ksamili ofron të njëjtin peizazh të Egjeut por pa turmat masive.
Fshati bregdetar mbetet kompakt dhe i përshkueshëm më këmbë.
Baret e plazhit funksionojnë nga maji deri në shtator.
Shëtitorja shtrihet për gjysmë milje përgjatë gjirit kryesor.
Realiteti i çmimeve që ndryshon gjithçka
Bujtinat buxhetore kushtojnë 35$ deri në 65$ nata – për dhoma dyshe.
Hotelet mesatare me pishina kushtojnë 50$ deri në 80$.
Një vizitë treditore kushton nga 150$ deri në 300$ për person duke përfshirë akomodimin, ushqimet dhe turet me varkë.
Kjo përfaqëson një kursim prej 40% deri në 70% krahasuar me Santorinin për përvoja identike.
Vaktet në restorante kushtojnë 8$ deri në 15$ për peshk të freskët të pjekur me garnitura.
Koktejet kushtojnë 5$ deri në 8$.
Turet me varkë drejt tre ishujve kushtojnë 10$ deri në 15$.
Ksamili funksionon me para në dorë, kështu që merrni me vete euro ose lekë shqiptare
ÇFARË PËRJETOHET REALISHT KËTU
Plazhet mbushen me shezlongë në korrik dhe gusht.
Vizitojeni vendin në prill, maj ose shtator për të shijuar rërën e zbrazët dhe ujërat e qeta.
Drita e mëngjesit mbi gjirin shfaqet rreth orës 7:00 të mëngjesit.
Temperatura e ujit arrin 22 gradë Celsius deri në fund të majit.
Pranvera në bregdetin shqiptar
Nga marsi deri në maj temperaturat variojnë midis 15 dhe 22 gradë Celsius.
Reshjet mbeten minimale. Lulet e egra lulëzojnë në kodrat mbi Ksamil.
Plazhet mbeten të qeta deri në qershor.
Ky moment ofron balancën më të mirë midis motit dhe qetësisë.
Bordet lokale të turizmit konfirmojnë se numri i vizitorëve rritet në verë por bie me 60% në pranverë.
Infrastruktura vazhdon të zhvillohet.
Bujtina të reja u hapën në vitin 2025 me komoditete moderne.
Fshati bregdetar po evoluon por ende nuk ka arritur pikën kritike të Santorini.
Detaje kulturore që Santorini i ka humbur
Tavernat familjare shërbejnë byrek dhe midhje të freskëta në mëngjes.
Varkat e peshkimit nisen në orën 5:00 të mëngjesit dhe kthehen në mesditë.
Vendasit ende janë më të shumtë se turistët në qendër të fshatit.
Mund të ecësh deri në tregun e vogël dhe të blesh vaj ulliri të prodhuar brenda 10 miljeve.
Festivali i Pranverës së Luleve zhvillohet çdo prill me muzikë tradicionale dhe stenda ushqimi.
Punimet prej druri ulliri shiten në tregun e fundjavës.
Një banor që u zhvendos këtu nga Tirana në vitin 2019 theksoi se fshati ende ndihet rezidencial, jo si një park tematik.
SI TË SHKONI DHE KU TË AKOMODOHENI
Trageti nga Korfuzi mbërrin në portin e Sarandë.
Nga aty, autobusët lokalë shkojnë drejt Ksamilit çdo 30 minuta për 2$.
Udhëtimi zgjat 25 minuta. Taksitë kushtojnë 15$ deri në 20$ për të njëjtën rrugë.
Nëse udhëtoni me makinë nga Tirana, rruga bregdetare është përmirësuar ndjeshëm në vitin 2024 – me asfaltim dhe sinjalistikë të re.
Rezervoni akomodimin dy muaj përpara për një vizitë në verë.
Pranvera dhe vjeshta lejojnë rezervime në momentin e fundit.
Shumica e bujtinave përfshijnë edhe mëngjesin.
Ksamili nuk ka zinxhirë të mëdhenj hotelesh, gjë që i mban çmimet të arsyeshme duke ruajtur karakterin autentik.
Krahasimi i Ksamilit me destinacionet e tjera të lira në Mesdhe
Ksamil kushton 40% më pak se Algarve, në rajonin bregdetar jugor të Portugalisë, dhe 60% më pak se Bregu Amalfi, në Itali – për cilësi të ngjashme plazhesh.
Ujërat e detit Jon përputhen me kthjelltësinë e ujërave të Greqisë.
Infrastruktura mbetet pak pas Evropës Perëndimore – por po përmirësohet çdo vit.
Kur duhet të shmangni vizitën në Ksamil?
Korriku dhe gushti sjellin temperatura mbi 30 gradë Celsius dhe turma vizitorësh që trefishojnë çmimet e akomodimit.
Plazhet mbushen me shezlongë.
Parkimi bëhet i vështirë. Fundi i qershorit dhe fillimi i shtatorit ofrojnë mot veror me 50% më pak vizitorë.
Gjatë muajve të dimrit shumica e bizneseve mbyllen (nga nëntori deri në mars).
Çfarë i bën fshatrat e Rivierës Shqiptare të ndryshme nga ishujt grekë?
Shqipëria hyri më vonë në ekonominë e turizmit sesa Greqia.
Zhvillimi mbetet i kontrolluar nga familjet lokale dhe jo nga zinxhirë hotelesh ndërkombëtare.
Çmimet mbeten të lidhura me pagat lokale, jo me kërkesën turistike.
Trageti i mëngjesit nga Korfuzi mbërrin në orën 8:00 të mëngjesit.
Shumica e pasagjerëve shkojnë direkt në plazhet e Ksamilit.
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, notarët e parë arrijnë në tre ishujt më këmbë përmes rripave të rërës.
Uji mbetet aq i kthjellët sa mund të shohësh këmbët në thellësi deri te gjoksi.
Pa radhë. Pa turma. Vetëm shkëmbinj të bardhë dhe ujëra bruz, pikërisht si në kartolina. (Atila KOTA)///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para
TTW: Nga e panjohur në një super destinacion, historia e suksesit të Shqipërisë