SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Makina del nga rruga, plagoset pasagjeri në Këlcyrë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në ditën e sotme rreth orës 15:00 në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban.

Automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga, në afërsi të fshatit Bedyqas.Sipas policisë është dëmtuar babai i drejtuesit të mjetit, shtetasi A. B., 62 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.///

error: