Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të Kishës së “Shën Mëhillit”, Monument Kulture i Kategorisë I, në Lunxhëri, Gjirokastër. Me investimin e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), specialistët e DRTK Gjirokastër po ndërhyjnë në restaurimin e çatisë, hajatit, portës hyrëse, shtresave të brendshme, mureve dhe konstruktit të kishës.
Kisha i përket shekullit XVIII dhe përbëhet nga naosi, narteksi, hajati dhe një ambient i shtuar në anën perëndimore. Kisha e cila gjendet në qendër të fshatit Mingul, është modeste në arkitekturën e saj por shërben si bërthamë rreth së cilës zhvillohet fshati. Ajo ka tre nefe, e mbuluar me kupola. Narteksi është gjithashtu i mbuluar me kupola, një portik dhe ambiente të tjera në perëndim. Rreth 30 minuta ecje larg fshatit Mingul gjendet Manastiri i Metamorfozës së Krishtit, një shembull interesant i arkitekturës pasbizantine të zonës.
Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi mban vitin 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë. Është e ndërtuar me gur poroz dhe faqet e jashtme janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe mbi pilastra në konkat dhe korniza të artikuluara.












ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota