SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kakavijë.Fishekë dhe mjete gjahu të paligjshme, ndalohet shtetasi grek

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin grek S. M., 48 vjeç, banues në Greqi, pasi nga kontrolli i kryer në bazë të analizës së riskut, në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 110 fishekë armësh gjahu, mjete të tjera për gjueti dhe një shkop metalik si i Policisë, që dyshohet se posedoheshin në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///

error: