Kryeministri Edi Rama publikoi sot pyetjen e nëntë të formularit të Këshillimit Kombëtar, një nismë që synon marrjen e mendimit të qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.
Pyetja e nëntë e formularit ka të bëjë me ashpërsimin e masave nga qeveria për subjektet dhe individët që ndotin hapësirën publike.
“Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?” është pyetja që shtrohet në formular.
Pyetja ka edhe një sqarim të çështjes ku thuhet se, “shpeshherë individë që ndotin hapësirat publike dhe mjedisin ndëshkohen pak ose aspak nga autoritetet. Shumë praktika të vendeve të tjera tregojnë se ashpërsimi i masave, jo vetëm mbi subjektet ndotëse po gjithashtu edhe mbi individët, që hedhin mbeturinat lart e poshtë në mjediset publike, ul ndjeshëm ndotjen e mjedisit”.
Qytetarët kanë tri mundësi për të kthyer përgjigje: Qeveria duhet të jetë më e ashpër dhe të penalizojë individët/subjektet që ndotin mjedisin. Nuk duhet ashpërsim i masave ekzistuese ndaj individëve/subjekteve ndotës të hapsirave publike. Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.
Rama theksoi se “çdo shtëpi shqiptare do të marrë me postë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar, ku janë ngritur pyetje për vendime me rëndësi për familjet shqiptare, bashkëjetesën tonë demokratike dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin me dorë dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Më të rinjtë mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online https://keshillimikombetar.al/”.
“Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit… Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë”, u shpreh Rama.

ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese