SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kim uron në shqip nga shtëpia e Pavarësisë në Vlorë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur shtëpinë e pavarësisë në Vlorë për të uruar 28 Nëntorin në gjuhën shqipe.

Kim shprehet se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë.

Ambasadorja thekson se asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.///

error: