SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Konfirmohet në detyrë, Drejtori i Policisë së Vlorës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të zyrtarëve të policisë, konfirmoi sot në detyrë Drejtorin e Policisë së Vlorës, Artion Dukën.

Duka iu nënshtrua rivlerësimit në tre kritere, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figures

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe seancës dëgjimore, Komisioni vendosi konfirmimin e tij në detyrë pasi rezultoi i pastër në të tre elementët kyç të vetingut.

Drejtori i policisë së Vlorës ka një karrierë të gjatë. Ai më parë ka qenë drejtues i Forcave Operacionale dhe më herët ka drejtuar komisariatin Nr. 1 në Tiranë.///

error: