Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme, kanë konstatuar një mjet gomone që lundronte në zonën bregdetare të quajtur “Gjiri i Podajve”, Ksamil.
Në vijim të veprimeve, mjeti lundrues gomone, që ishte publikuar edhe në portalin JOQ, u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa për pronarin e tij, shtetasin K. P., u vendos masa administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bord.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese të të gjitha llojeve, që të zbatojnë rregullat e përcaktuara për përdorimin e këtyre mjeteve, të mbajnë në bord dokumentacionin e nevojshëm dhe të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos rrezikojnë jetën e pushuesve.///
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite