Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës, Arben Smaçi dhe gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Maria Qirjazi. Për të dy, KPA evidentoi probleme me kriterin e pasurisë.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtuan ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi sot (9 nëntor 2023) unanimisht lënien në fuqi të vendimit të 21 korrikut 2021 që shkarkonte nga detyra prokurorin e Shkodrës. KPK konkludoi se Smaçi kishte kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë”, njofton KPA.
Po ashtu, trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpallën vendimin që i përket ankimit subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi. KPA me shumicë votash la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 25 shkurt 2021, i cili shkarkoi gjyqtaren pasi u konkluduan probleme për pasurinë.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror