Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, drejtues të lartë të pushtetit vendor, qytetarë, etj.


Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, drejtuesit e lartë të shtetit vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.
Meta: Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtarePas ceremonisë, Presidenti Meta tha se “në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912”.“Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtare dhe të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht europiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern. Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit”, shprehet presidenti.Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 109 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare//ata/
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë