Kryebashkiaku i Finiqit, dhe kryetar i partisë MEGA Kristo Kico deklaroi në një televizion Kërkojmë zbatim të Ligjit minoritetin.
Sipas tij, bashkia e Finiqit e përbërë prej 57 fshatrash, shumica e të cilave e banuar nga minoriteti grek, është bashkia më e madhe ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.
Kiço u shpreh se ky Ligj me gjithë vonesat, është shumë i domosdoshëm për minoritetet dhe minoritetin grek në veçanti.
Kristaq Kiço me cilësinë edhe të kreut të MEGA-s cilësoi si një domosdoshmëri procesin e vetëdeklarimit të kombësisë për të cilin ai thotë se në këtë proces nuk duhet të bëhet asnjë shkelje.
Kiço tha se “ Është një hap pozitiv miratimi i këtij ligji, por problem mbetet zbatimi i tij, ndërsa thekson se sa herë diskutohet për të drejtat e minoritetit grek; nga ana e qarqeve nacionaliste shpërthen një propagandë që nuk është as humane në aspektin njerëzor dhe nuk përfaqëson shumicën e kombit shqiptar në respekt të minoritetit grek.///
“Veprim i vonuar po nje zhvillim pozitiv sa i përket pjesës së përdorimit të gjuhës, tabelave, emërtimeve të rrugëve, etj,.Kemi marrë pëjse në idiskutimet për këtë Ligj vite më parë. Kemi harxhuar mjaft energji në këkë drejtim pasi besojmë së ky ligj është shumë i domosdoshëm për minortetet dhe minoritetin etnik grek ne veçanti.,-tha Kiço, kryeta r i Bashkisw Finiq dhe kreu i partisw MEGA. ne Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë