SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryemadhi: Ambasadorja Kim më kërkoi të largojë të rinjtë e LSI nga dhuna

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot se do të ishte nder për të të kishte organizuar protestat për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Në një intervistë televizive e pyetur mbi akuzat e mazhorancës për organizimin e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ajo tha se janë të pavërteta.

“Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë e atyre të rinjve, të rejave e atyre qytetarëve të Tiranës, por sigurisht që kompleksi dhe në njëfarë mënyre vetëpërmbajtja dhe autokontrolli politik i secilit nga ne ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty”, tha Kryemadhi.

E pyetur mbi takimin e zhvilluar pas nisjes së protestave me ambasadoren Yuri Kim , Kryemadhi u shpreh se “ambasadorja kërkonte një distancim ose një deklaratë. Unë i thashë nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore e saj. Sigurisht që të gjithë, simpatizantë, anëtarë drejtues të LSI-së, janë atje si qytetarë, edhe si vëzhgues”.

Kryemadhi shtoi se, Kim i ka kërkuar që të largojë të rinjtë e LSI nga dhuna.

“Ambasadorja sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestues për të dalë në protestë dhe për të dhunuar. Që unë mendoj që do ishte gjëja më e mirë që qoftë ambasadorja apo kushdo tjetër t’ja çojnë drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Tjetra shtoi Kryemadhi, “ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që të paktën me njerëzit tanë, me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna ose nga veprimet vandale. Gjë që unë jam bëra shumë të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit të shkatërrosh, pronën publike dhe të godasësh apo thyhesh xhamat e pronës publike është të bësh Edi Ramën nga dhunues, nga abuzues, nga kriminel në viktimë. Sepse Klodian Rashën nuk e vranë muret e kryeministrisë, nuk e vranë ata policët që nuk kishin maska kundragaz. Klodian Rashën e vrau arroganca e qeverisë”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi hodhi dhe akuza ndaj policisë pasi sipas saj, tentoi manipulimin e fakteve me deklaratat kontradiktore.

“Për vrasjen e Klodian Rashës ne kemi nja katër deklarata nga Policia e Shtetit. Njëherë ka qëlluar me armë te “Zogu i Zi”, njëherë pastaj u gjet arma 80 metra larg. Pastaj është njeri me precedentë penalë dhe në fakt ndodhi diçka tjetër. Kur një Polici Shteti që ju pretendoni që të jenë ata, të cilët do të çojnë faktet dhe provat për çdo qytetar që do të paraqitet nesër përpara drejtësisë, manipulon në mënyrë kaq flagrante brenda 24 orëve, kjo nervozon jo vetëm njerëzit, por çdo njeri që ndjek një televizion”, tha Kryemadhi.///

error: