SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KSAMIL/ ‘Gjente rastet kur mami s’ishte në shtëpi”/ E rëndë, njerku përdhunoi për dy vite 14-vjeçaren

Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.“Panorama.al” mëson se në datën 10 janar, policia e Sarandës ka vënë në pranga 40-vjecarin Elidon Xhaferri nga fshati Kalase i Delvines.

Xhaferri akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për 2 vite vajzën e gruas së tij në Ksamil, e cila tani është vetëm 14-vjeçe. Teksa në datën 12 janar autori i dyshuar ka dalë në gjykatë, e cila e ka lënë në “arrest me burg”, ngjarja është përpjekur të mbahet larg vëmendjes së mediave.

Kallëzimi në Polici është kryer nga nëna e vajzës dhe vetë e mitura. Kjo e fundit i ka rrëfyer gjithçka nënës së saj për abuzimin dy vjeçar.

Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, ndërsa rastet kanë ndodhur kur e ëma nuk ishte prezente në shtëpi dhe vëllai i vogël luante jashtë me shokët.

Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen. Vajza deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por me pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Madje ai e ka kërcënuar atë se nëse e lë do të helmojë veten.

Xhaferri është person me precedente penale, pasi në vitin 2013 ai eshte arrestuar sebashku me gjyshin e vajzes se perdhunuar (babain e gruas) per plagosjen e rende me thike te shtetasit L. Gj ne Ksamil. Ngjarja asokohe  ndodhi per motive te dobeta.///

error: