SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KSAMIL/ Kushte optimale në shkollën “5 Dëshmorët”. Mundësohet sistem ngrohjeje më cilësor

-Shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në bashkinë Ksamil është rikonstruktuar me të gjitha standardet duke ofruar kushte optimale për të gjithë fëmijët që mësojnë aty.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj vizitoi ambjentet e kësaj shkolle dhe u njoh me investimin e kryer, ndërsa tha se “540 fëmijët e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil tashmë do të mësojnë në mjedise me ngrohje më cilësore”.

“Falë bashkëpunimit me një nga bankat në vendin tonë, mundësuam përmirësimin e kushteve të ngrohjes, një zgjidhje e shpejtë dhe praktike në këto ditë të ftohta dimri”- thekson Denaj.

Sipas saj, investimet në infrastrukturën arsimore kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet në shkollat e vendit dke ofruar komoditet dhe ambjente bashkëkohore sipas standardeve më të mira. /ATSH///

error: