SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë.”Andej nga këndon thëllëza”, libër për Muzinën dhe muzinjotët, nga Panajot Zoto

Ka dalë në qarkullim gjatë muajit tetor libri “Andej nga këndon thëllëza” (histori dhe kujtime) i autorit sarandiot Panajot Zoto.

Duke folur mbi këtë botim, i cili sjell në mënyrë më plotë aspekte të historisë, të rrënjëve të fshatit, besimin dhe objektet e kultit, traditata dhe trashëgiminë kulturore, po edhe plaget në “trupin” e Muzinës, periudhën para dhe pas +90-s. etj., Zoto shprehet:

“E kishta ëndërruar të realizoja një libër dedikuar Muzinës dhe muzinjotëve. Në karrierën time si gazetar kamë pasur rastin dhe mundësinë të hedh në letër kujtime e përshtypje nga jeta në fshat. Më tej, në librin me tregime “Vdekja e një bote”, i kamë materializuar në disa tregime dhe skica, që lidhen me fëmijërinë time dhe me ngjarje, të cilat nga largësia e viteve të sotme të ngjallin nostalgji.

“Andej nga këndon thëllëza” nuk është një libër biografik, as thjesht historik. Kamë pasur si qëllim dhe shpesoj t’ia kem arritur,të shkruaj për fshatin dhe njerëzit, për jetën e tyre, zakonet dhe traditat në shekuj, deri në ditët e sotme. E ndjeja si obligim për të lënë diçka trashëgim për brezat që do të vinë, për fëmijët dhe nipërit e mbesat e prindërve të sotëm që, në pleqërinëe tyre nuk e dinë sesi do të jetë e nesërmja e shtëpisë, e lagjes dhe e fshatit.

Muzina si fshat i lashtë në histori ka veçantitë e veta të zhvillimeve historike, ekonomike, sociale e arsimore dhe në ruajtjen e traditave, të gjuhës dhe të zakoneve. Është fshat që ka kaluar dy trauma në udhëtimin e vet historik: Plagët e luftës së dytë, që ia copëtuan dhe ia dogjën trupin… dhe trauma që ndodhi pas saj dhe regjimit të kaluar. Ikjet pa kthim të djemëve dhe vajzave që prodhuan brenga e lot në çdo shtëpi. Dhe këto nuk mund të harrohen.

Unë kam bërë pjesën time, duke shkruar këtë libër, si një dritare nga ku çdo muzinjot mund të shikojë të djeshmen e fshatit, të të parëve të tij, si dhe të sotmen dhe, pas kësaj të mendojë për të ardhmen, me shpresën për të bërë diçka, për të vendosur një gur në themelet e shpresës së rringjalljes e për të mos e harruar fshatin e thëllëzave.” (sarandanews.al///)

error: