Nga Joana ZHONGA
(Mbresa nga koncerti i këngëtarit shqiptar në Athinë )
Pa zhurma, pa bujëra, pa histeri artisike, pa brryla dhe sahanlëpirje, pa promo të besdisura, pa veshje bombastike. Thjesht ai dhe talenti…


Dje ka qenë një natë magjike për nga niveli dhe energjia e krijuar në sallë, sepse përveç se një djalë i talentuar, ai është një ikonë e qytetarisë dhe modestisë, kur lehtësisht fama mund t’ia kishte ngritur mendjen majë flokut.


Albani është fytyra njerëzore e një fushe me konkurrencë agresive, ashtu si disa individë që janë fytyra njerëzore e institucioneve burokratike. Kjo e bën atë të dashur dhe sallat të tejmbushen me artdashës së të gjitha moshave.
Dhe shqiptarët dje e glorifikuan si perëndi besoj, pikërisht se të shumtit identifikojnë rrugëtimin e tij me të tyren, thjeshtësinë e tij me të tyren, mirësjelljen e tij me të tyren.
Albani paraqitet si një përfaqësues i denjë i familjes klasike shqiptare, siç e percetojmë dhe ndoshta është ky sekreti i tij për të fituar zemrat e mijëra shqiptarëve në çdo koncert “Motiv”, pa nevojën e teprimeve dhe shëmtimeve…duke e kthyer në “Fenomenin Alban”.

Personalisht, më ka gëzuar pa masë ardhja e tij në Athinë, që nga çasti i parë i lajmit, sepse përfundimisht edhe publiku grek do të kishte mundësinë të njihte nivelin artistik të fqinjëve, në një koncert solo të muzikës së lehtë shqiptare, plot sharm dhe elegancë.


Dhe Alban Skënderaj është d e f i n i t i v i s h t njeriu i duhur për të thyer tabu, me talentin, sjelljen e tij skenike dhe personalitetin e tij njerëzor. Një koncert që theu rekord duartrokitjesh dhe shtroi rrugë të ndritur, duke venë një standard të lartë, për të gjithë artistët e tjerë shqiptarë që do synojnë skenat e mëdha greke. (SARANDANEWS.AL)///
ME SHUME LAJME
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.