SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.

Nga Halil SHABANI

Gjatë një ekspeditë përnjohëse arkeologjike, ditët e fundit , në periferi të fshatit Janjar u zbulua një vëndbanim prej rreth 40 banesash.

Banorët këtë e njohin me dy emra : Paleofshat dhe Pasfshati. Banesat janë ndërtuar në pjerrësinë fundore të malit të Shpatit, në një gjatësi mbi 300m. Banesat ruajnë planimetri katërkëndëshe, me dy ambjente të ndërtuara me blloqe guri mesatar dhe të mëdhenj.

Në dy prej tyre ruhen edhe dy kamare ose dollape të vogla. Muret lidhen në të thatë, pa llac. Banesat duke u rritur në lartësi përbëhen nga blloqe guri më të mëdhenj .

Midis banesave janë ndërtuar edhe mure taracimi . Qeramika është e pakët dhe datohet në periudhën mesjetare. Po ashtu, u gjet edhe një vegël pune prej guri vullkanik që shërben për mprehjen e veglave të punës metalike.

Në fillim të vëndbanimit gjënden edhe mbetjet e një xhamie. Nga zbulimet e deri tanishme në këtë fshat të pasur me një kala dhe fshatin tjetër mesjetar në perëndim të fshatit Stismazin, ende nuk dihen përse janë braktisur këto dy fshatra dhe krijuan më vonë fshatin e sotëm Janjarin. Me siguri këta banorë nuk e braktisën këtë luginë pjellore dhe me një mikroklimë të butë pa shkaqe madhore dhe jetike.

Mungesa e regjistrimit në Perandoris Osmane ku Janjari nuk pasqyrohet në vitet 1431 -32, e përligj edhe ekzistencën e këtyre dy fshatrave që njihen me emër tjetër.

Megjithatë edhe egzistenca e mbetjeve të një kishe në anën tjetër të liqenit me emërtimin Gjergjica , do hedh dritë edhe më shumë për origjinën më të hershme të banorëve të Janjarit, krahas Dededhimës me tregues të një periudhe më të hershme./SARANDANEWS.AL///

error: