Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër dhe të rregullt.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale momente nga inspektimet e kryera në Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë e Ksamil.
Kumbaro tha se “po punohet çdo ditë edhe për respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta”.
Gjatë inspektimeve në plazhet e vendit, ministrja Kumbaro ka deklaruar se “kushdo që shkel rregullat për mirëmbajtjen e mjedisit, përveç policisë bashkiake për aplikimin e gjobave, vërejtjeve e deri në mbyllje të biznesit, do të kemi në krah edhe Policinë e Shtetit sepse është viti me fluksin turistik më të lartë që ne kemi pasur ndonjëherë”.
Këtë vit rregullorja e re re menaxhimit të plazheve bazohet në parimin kryesor se shezlonget në vetvete nuk mund të jenë model parësor biznesi, por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh këtë vit ka 300 metër plazh publik.(Klodi SARAÇINI).///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë