SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kur ndodh një ngjarje

Nga Lutfi DERVISHI

1. Ngjarja ndodh në mes të ditës. (natën as autorët nuk e ndjejnë veten të sigurtë)

2.Viktima del që duhet të ishte në burg bazuar mbi akuzat që i bëhen publike ose person në kërkim!

3. Viktimat mund të jenë “emra të njohur” për policinë e shtetit me shumë gjasë biznesmen.

4. Autori/autorët largohen gjithmonë në një drejtim: “drejtim të paditur”.

5. Makina e autorëve gjendet, nga gazetarët, e djegur pak kilometra nga vendngjarja. Makina ose është e vjedhur ose ka numër rekord gjobash të papaguara.

6. Zjarrëfiksja dhe ambulanca bllokohen në trafik.

7. Makina funeralit mbërrin e para.

8. Policia mbërrin në vendngjarje dhe qetëson publikun. “Autorët dhe viktima janë me precedent penal. Asgjë për t’u shqetësuar, është larje hesapesh mes bandave rivale.

9. Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

10. Policia saktëson se nuk pati viktima në makinat e tjera që po qarkullonin në atë moment.

11.Policia informon se ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të Fushë Krujës e rrethinave. (Në pritje që autorët të paraqiten në ndonjë postobllok).

12. Pas reagimit të opozitës, policia do të thotë: “ju bëjmë thirrje të mos bëni politike me krimin.

13. Në darkë policia do të njoftojë se jep x lekë për këdo që jep informacion për identitetin e vendndodhjen e autorëve.

14. Po në darkë sqarohet se viktima, ishte person në kërkim që më parë se policia e gjejne autorët e ngjarjes.

15. Nëse do të ishte fushatë zgjedhore policia do të shtonte: “në makinë nuk u gjetën materiale zgjedhore”

P.S. Përfundimi: Këto ngjarje ndodhin kudo në botë. Bëhen edhe filma.///

error: