Të gjithë ata drejtues automjetesh që nuk shlyejnë masat administrative në një afat 30 ditor nuk do të marrin shërbim në Drejtorinë e Transportit Rrugor si dhe do t’u bllokohet automjeti.
Specialistët e Policisë Rrugore thonë se nëse nuk shlyejnë detyrimet, drejtuesit e mjeteve nuk do të marrin shërbimin e kolaudimit apo edhe pagesat e tjera për automjetin në drejtorinë e përgjithshme të transportit rrugor.
“Neni 203 e përcakton qartë. Që çdo mjet që e ka kaluar edhe një masë administrative, afati i maturimit masa plotësuese ka sanksionin e ndalimit administrativ të mjetit. Falë bashkëpunimit dhe me poicinë bashkiake dhe asaj mes marrëveshjes së tarnsportit rrugor dhe policisë është futur edhe pika që asnjë qytetari nuk do t’i afrohet shërbimi nga transporti rrugor nëse ai ka masa të pashlyera dhe qytetari me të drejtë do jetë i azhornuar me detyrimet e kodit rrugor. Në momentin që shkoni për shërbim në transport rrugor ju vendos në dijeni që keni kaq gjoba pa shkyer. Duhet të shlyeni detyrimet dhe pastaj të merrni shërbim.”///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese