Kreu i Shtetit, Ilir Meta, thotë se nuk ka asnjë interes për draftligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit.
Nga Bylisi ai deklaroi për gazetarët se kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetarët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.
“Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij të menjëhershme. Është një parlament puçistësh por për fat të keq një pjesë e mirë e tyre janë tradhëtarë dhe mercenarë. Për mua ka vetëm një interes, 25 prilli, është populli i Shqipërisë.-u shpreh se fundi presidenti Meta.///////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota