U promovua sot ne Qendren Kulturore “Katina Papa”, Livadhja (bashkia Finiq), libri i ri i Panajot Bolit “SONTE HËNA” , nje vellim me tregime dhe skica.
Ne promovimin e organizuar nga shkolla e mesme e bashkuar Livadhja, drejtoria e kultures ne Bashkine e Finiqit, dhe Zyra Arsimore Fniq-Dropull; moren pjese te rinj e te reja, mesues te shkollave Finiq, gazetare dhe shkrimare nga rajoni i Sarandes dhe Gjirokastres, njerez te mediave etj,.


Foles te ndryshem trajtuan vecori te krijimtarise se autorit ne librin e fundit “SONTE HËNA”, me 36 skica e tregime, ku evokohen me gjuhe te pasur artistike ngjarje nga jeta e tij si student, mesues, gazetar por edhe si veprimtar shoqeror. Sipas autorit i cili falenderoi organizatoret dhe pjesemarresitn ne kete promovim, krijimtaria ka tri kohë : E sotmja, kur autori shkruan, e shkuara prej nga ai merr lenden e parë dhe e treta, koha e ardhme për te cilën përcillet krijimtaria si mesazh e kumt filoziofik e eksperience jetesore.

Duke percjelle subjektet me nje vlere aktuale, autori,- u nenvizua ne kete takim letrar,- qemton personazhe e karaktere jetesore te kohes aktuale por edhe te disa dekadave me pare permes impresioneve te jetes se tij sa ne veri edhe en jug te vendit ku ai ka punuar si mesues po ka ushtruar edhe profesisoni e tij te dyte te gazetarit, publicistit dhe rrefimtarit artistik.
Mbresa e perjetime nga ky liber dhanë Ziso Lluci,Thanas Dino, Shkelqim Hajno, Sofokli Mekshi, Engjellush Serjani, kolege mesues të autorit Panajot Boli, etj.

Veprimtaria e mesiperme u pasurua me emocione nepermje interpretimit te disa pjeseve nga libri dhe krijimtaria poetike e ketij autori, sjelle per pjesemarresit ne Qendren Kulturore “Katina Papa” nga zera poetike te nxenesve te shkollës se mesme te bashkuar Livadhja.
Në një kend te skenes autori kishte ekspozuar një pjese të krijimtarisë tij.
Panajot Boli si shkrimtar nga minoriteti etnik grek në Shqiperi, shkruan në të dy gjuhet, ate amtare greke dhe ne gjuhen shqipe [er te cilen ka kryer studimete iniversitare ne Shkoder.

Panajot.Boli ,mesues ,gazetar dhe poet e shkrimtar, ka botuar me pare librat: “Nostalgjia çapitet në rruget me kalldrem” , “Syte e trishtuar:”, “Flimena matja”(greqisht) dhe se fundi “Sote hëna”/SARADANEWS.AL///
///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë