SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lulzim Basha rikthehet sot në Sarandë.

 Lulzim Basha rikthehet përsëri në Sarandë pas 17 prillit kur fjalimi i tij permbyllles elektoral prane selise blu, u miksua me tymin dhe “flakadanet” e nje feste dhe pritshmerite e demokrateve per nje fitore.

Por ndryshe nga takimi i 17 prillit kur Basha fliste si kryeminister i ardhshem ,i sigurt te fitorja e shumepritur, takimi i paralajmeruar te zhvillohet sot ne oren 11.00 lidhet me nevojen per te kërkuar vota dhe për të mbajtur edhe 4 vjet të tjera drejtimin e Partisë Demokratike.

Pritet qe ne takimin e organizuar sot, paraditen e se enjtes ne Hotel “Mediterrane”, Basha te sjelle para anetaresise se demokrateve dhe strukturave te bazes, pejzazhin e denoncimit te “manipulimit te zgjedhjeve” dhe ndikimit te makinerise se shtetit ne finalen e zgjedhjeve te 25 Prillit.

Nje sfide sot per kreun e demokrateve, krejt ndryshe nga 17 prilli, kur ai si lideri demokrat, fare prane zyrave te PD-s lokale dhe nje objekti kulti afer, fliste ngazellyes si nje Mesi mbi karocerine e një automjeti.

Pritet qe edhe ky takim te jete si gjithmone, nje takim i fitores. Pritet gjithashtu qe ne zhvillimin e sotem te demokrateve ne qytetin bregdetar te shfaqet nje fryme e mbështetesve ndaj Lulzim Bashës.

Burime të SARANDANEWS.AL mesuan se ne ditet ne vijim, në Sarandë do te kete takime me anetaresine edhe nga kandidatet rivale te Bashës ne betejen e afert per zgjedhjen e kreut te Partise me te madhe opozitare ne Shqiperi./SARANDANEWS.AL///

error: