SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Majko pas arrestimit të Veliajt: Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin apo SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko foli sot në seancën plenare në Kuvend për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

Ai tha se, ndihet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe publikut, apo historisë së PS, por jo përballë opozitës.

“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj”, tha Majko.

“Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit”, u shpreh Majko.

“E dëgjoj shpesh që thoni “radha jonë”, nuk është radhë kosi, as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim”, tha ai.(//

error: