SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Manastirliu me foton e trinjakëve: Janë shëndosh e mirë nën kujdesin e stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi mëngjesin e sotëm foton e bukur të trinjakëve të ardhur në jetë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Duke uruar ditë të mbarë Manastirliu shkruan se tre bebet gëzojnë shëndet të mirë.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ministrja.

Ndërkohë vijon pa u ndalur mbështetja për të porsalindurit me bonusin e bebes, Kiara, Siara dhe Aiden kanë përfituar nga bonus i bebes 360 mijë lekë të reja.

Nga janari i vitit 2019 deri në mars të këtij vitit janë 81,793 familje që kanë përfituar nga pagesa universale e bonusit të bebes.///

error: