Nga Eva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, i hap rrugën të përfitojnë mundin dhe djersën të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Duke marrë fjalën në Kuvend, Denaj tha se, “kjo është një arritje që vjen pas një pune të madhe për më shumë se një dekadë”. Ajo e cilësoi marrëveshjen të një rëndësie të madhe ku veçoi se edhe marrëveshja me Kanadanë apo vende të tjera, është meritë e punës këmbëngulëse të qeverisë socialiste.
“Kjo marrëveshje garanton që asnjë qytetar nuk humbet asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku ka punuar, duke mundësuar kështu plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dyja vendet. Qytetarët përfitojnë sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar; sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë”, tha Denaj. Ajo theksoi se, çdo person ka të drejtë të tërheqë përfitimin e siguruar, pension të pjesshëm minimalisht për 15 vitet e punës dhe pension të plotë maksimalisht për 36 vite e 8 muaj punë.///
ME SHUME LAJME
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det