Magjia e qytetit të gurtë, Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarin, veshjet tradicionale, si dhe Kalanja madhështore, ishin fokusi i një reportazhi disa minutësh të transëmetuar nga media franceze “TF1”.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizoni i njohur francez, duke theksuar se publiku frankofon ka shquar shembullin e kristaltë të një transformimi kolosal që ka ndodhur në Shqipëri.
“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1, që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”,- thekson Kryeministri Edi Rama.
Gjirokastra javën e që sapo mbyllëm ishte në fokus të turistëve dhe për faktin se u zhviulluar Festivali Foklorik Kombëtarë, ku morën pjesë grupe muzikore e valltarë nga 12 qarqet e vendit, por edhe nga diaspora.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat