Nga Panajot BOLI/
Disa më thanë se bëra mekat qe u solidarizova me pikëllimin e një fushe buzëetur.Dhe fajin ia hodhem urë-kanalit qe mban këmbën përpjetë. Ajo nuk e lë ujin të kalojë për në fushë.Bëra mekat qe fola për një fushë qe lutet për një pikë ujë. Se thonë se vera do të jetë mjaft e nxehtë. Mjerë ai qe e ka ndjerë shkrumbimin e buzëve për një pikë uji.Gabimi është se nuk pyeta edhe fushën. Ndofta ajo s’pranon keqardhjen time dhe s’ka nevojë për ujë. Nuk pyeta as fërmërët.Ndofta s’kanë oreks të mbjellin këtë vit.
Ca zera thonë se u infektua edhe ajo me Covid. Ja pra mekati im, eshte se fola para kohe. E kam këtë të shkretë të metë: Më vjen keq për ata qe vuajnë. Dihet, e pesoj edhe unë. Disa nxituan të më venë notë të lartë në anën artistike dhe letrare. Dhe më vunë notë pakaluese në përmbajtje:mosnjohje e realitetit. Dhe kanë shumë të drejtë. Struktura shumë e bukur, përmbajtja zero. E pesuam edhe në atë sistem .Vepra nuk botohet, mungon partishmeria. Thashë qe e bera atë mekat.Çdo ditë qe shkoj në punë, e përshendet me dhimbje atë urë-kanal qe mban këmbën përpjetë. Nuk e di ç’djall më shtyu të bëj atë mekat, të shkruaj.. Disa qe renden të më fajësojnë ndofta nuk e kuptuan atë ‘konfuzion’ figurativ dhe i ngaterroi.
Po edhe urë-kanali ç’mekat bëri qe ia ‘thyen’këmbën? Dhe qe të mos keqkuptohem përseri,do të flas me tej pa ‘figura letrare’. E para: S’ka pse fyhet Bashkia e Finiqit në problemin qe është ngritur. Bile është për t’u lavdëruar qe u tregua qe në momentin qe u rrezua këmba e urë-kanalit e ndoqi problemin me terë seriozitetin. Por ama vepra ‘Thoma Filipeu’ është vepër kombëtare e ndertuar qe në vitet 1962-1965. Thamë para disa viteve ishte rrezuar një këmbë tjetër qe u ‘mballos’. Keshtu do të ndodhë edhe pas ndonjë viti. Një këmbë tjetër do të bie. Dihet seç është bërë në shtratin e lumit. 30 vjet shteti s’ka bërë asnjë investim dhe është detyrim i shtetit jo i pushtetit lokal mirëmbajtja e kesaj vepre se është vepër kombetare. Edhe më i padituri e shikonte qe këmbët e urës ua kishte nxjerrë rrenjet lumi dhe do të vinte një moment qe do të rrezohej. Kaq i thjeshtë ishte figuracioni im letrar dhe mekati.

Megjithë indiferencen e shtetit për këtë vepër aq jetike për fushën e Vurgut, asnjeherë nuk është kujtuar të bëj qoftë edhe një investim të vogël dhe e la fushën djerr. Vetem një fondacion i huaj bëri rikonstruksioni e saj, i cili edhe ai nuk u realizua plotësisht. Ne e pesuam si vllahu me mushkën. E shfrytezoi pa meshirë i zoti, mushkën, dhe ajo ra për të ngordhur.Ahere u kujtua ai se ajo duhet edhe ushqyer, jo vetem ngarkesë e ngarkesë..E shtrirë përtokë mushka, në agoni, nikoqiri i hidhte bar të hante.Kaloi një udhëtar dhe i tha’ Të ishe kujtuar me parë për ushqimin o vllah’ (Πριν βλάχε την ταγή) thonë ketyre aneve.
E dyta: Sa për Kryebashkiakun Kristaq Kiço them se u tregua mjaft këmbëngules dhe i vendosur duke bërë presion te qeveritarët të nderhyjnë në menyrë emergjente.për këtë vëpër i cili është në Bashkinë e Finiqit.dhe tenderi do të kryhet me 31 Maj. Jo se s’kisha informacion. Bile dua të bëj një parantezë për ndonjë zë qe deshi të deshi te perhapë mjegull me shenimin e kaluar timin .(Per mua kryebshkiaku Kristaq Kiço është një politikan i përgatitur dhe i munguar deri tani për Minoritetin Etnik Grek, gjithashtu një pushtetar i suksesshëm) . Kjo është bindja ime personale , në punën time si gazetar edhe nga përvoja në drejtimin e pushtetit lokal. Gjithashtu thjesht edhe si qytetar.
E treta: Ndersa është një vepër kombëtare, dhe është kaq jetike për 2200 ha qe presin ujë, shteti, ka mekanizmat dhe procedurat e përshpejtuara të gjejë zgjidhje dhe ta ktheje në funksionim kanalin vadites. Pse nuk veproi? Nese çdo vit thyhet nga një këmbë,rezulton qe fusha e Vurgut të ngelet djerr dhe fermerët me gisht në gojë ose të nderrojnë zanat./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë