SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE-Përkujtohet 32-vjetori i rënies së Murit të Berlinit

 Zyrtarë të lartë e politikanë shqiptarë përkujtuan sot 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.Presidenti Ilir Meta u shpreh se “çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet”.“Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim. Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit”, tha Meta.Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socaliste, Taulant Balla tha se “rënia e murit i hapi rrugën Ribashkimit Gjerman në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën e Europës”.

Sipas Ballës, ribashkimi gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës. “Ribashkimi gjerman ndryshoi Europën, e cila u nda përfundimisht nga katër dekada Lufte të Ftohtë, duke promovuar lirinë dhe demokracinë”, tha Balla. ///

error: