Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot masakrën e Borovës, 79 vite më pas. Më 6 korrik 1943, nazistët gjermanë, kryen mizori, në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës që populli dhe forcat partizane i bënë Divizionit I Alpin te Wehrmacht-it gjerman, që hyri në tokën shqiptare nga Greqia.
Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri, në vitet e Luftës II Botërore. Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur, kurse në Barmash u ekzekutuan 8 persona te tjerë.
Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar dhe u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.
Ndërkohë Bashkia Kolonjë njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se pas homazheve te Memoriali kushtuar Martirëve të Borovës, do të jepet edhe statusi i dëshmorit, viktimave të kësaj masakre. ///
ME SHUME LAJME
Shqipëria përballet sot me Poloninë në “play-off”-in e Botërorit 2026
Mot me vranësira, reshje shiu në gjithë vendin pas mesditës
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore