112-vjetori i pavarësisë është shoqëruar me aktivitetet e rastit edhe në qytetin e Korçës. Ashtu si çdo vit banda frymore e qytetit ka nisur kalendarin e aktiviteteve në pedonalen e qytetit ku kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues të klerit dhe qytetarë.
Pas ngritjes së flamurit në shenjë nderimi janë vendosur kurora dhe buqeta me lule tek busti i Luftëtarit Kombëtar ndërsa Festimeve nuk i ka munguar as mbajtja e meshës së flamurit në katedralen ringjallja e Krishtit, një traditë simbolike për Korçën në këtë ditë ndërsa Imzot Johan Pelushi ka përcjellë mesazhin e tij.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.