Mes punimeve te tjera ne konkursit “Shqiperia ime” Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka veçuar edhe pikturen e nxenesit sarandiot Kristi Ilir Papa, nxënës i klasës XIA të gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë te titulluar “Perëndim dielli në ishujt e Ksamilit”.

“A doni t’i njihni artistët që me punimet e tyre të mrekullueshme kanë zbukuruar hollin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë? Këta janë disa nga fituesit e konkursit “Shqipëria Ime” që kanë bërë promovimin më të bukur të vendit tonë të dashur gjatë këtij muaji. Do të donim që t’i kishim të gjithë, por për shkak të protokollit dhe masave anti-COVID sot kishim vetëm shtatë prej tyre.
Ndërkohë pikturat e tyre do i gjeni të ekspozuara për një javë në ambientet e hollit të MASR. Krenare për talentet tona!-pohon Kushi, duke shprehur kenaqesine per keto talente.
Ceremonia e dorëzimit te çmimeve fituese të konkursit kombëtar “Shqipëria ime”, u organizua në mjediset e Ministrisë, më 2 dhjetor 2020.///R-SR-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota