SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Miratohet projektligji “Për të huajt” i cili disiplinon trajtimin e të huajve në vendin tone. Me interes për dhjetra të huaj banorë të Sarandës.

= Eshte miratuar sot  projektligji “Për të huajt” i cili disiplinon trajtimin e të huajve ne vendin tone. Projektligji “Për të huajt”. u shqyrtua dhe u miratuaa nga  Komisioni për Integrimin Evropian..

Sipas zv.ministrit e brendshem Julian Hodaj,  Së bashku me ligjin për shtetësinë dhe azilin,  projektligji disiplinon trajtimin e të huajve ne Shqipëri.

Prjektligji sjell rregullimin e regjimit të hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes të të huajve në dhe nga Republika e Shqipërisë; përafrimin e legjislacionit për migracionin, me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian; përmirësimin e fushës të të drejtave të të huajve, në drejtim të mbrojtjes së emigrantëve dhe anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve, azilkërkuesve; garantimin e hyrjes në programe dhe shërbime integrimi për të huajt; përmirësimin e  mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, etj.

Në Sarandë prej vitesh banojnë dhjetra shtetas te huaj. Ata janë qytetare rezidente dhe vijne nga nje spektër i gjere gjeografik e shtetesh si amerikanë, angleze, spanjolle, italianë, grekë, ukrainas, grekë, etj,. Jane rreth 300 te huaj qe kane blere apartamente banimi ne Sarande.

Krahas kombësive te mësipërme në Sarandë jetojne dhe punojne ne disa profesione e zeje të paktën prej vitit 2000 edhe një numer bashkkombasit tane kosovarë. Deri me sot, kuadri logjor i cunguar për shtetasit e huaj shpesh ka krijuar një vakuum dhe ne disa raste edhe shtigje per trajtime subjektive ndaj tyre//SARANDANEWS/AL//

error: