SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mot me vranësira mesatare dhe intervale me diell

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet nga orët e para të ditës deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje –  juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve të shiut në pjesë më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/18Re shi diell
Kukës4/13Re shi/borë
Lezhë9/18Re shi diell
Dibër3/12Re shi/borë
Durrës9/19Re shi diell
Tiranë10/19Re shi diell
Elbasan9/18Re shi diell
Berat10/19Re shi diell
Vlorë11/18Re shi diell
Korçë4/11Re shi/borë
Gjirokastër6/16Re shi diell
Sarandë8/17Re shi diell
error: