-Ndahet nga jeta në moshën 95 vjeçare KANAN ZANAJ, nje nga pionierët dhe veteranët e shërbimit mjekësor spitalor në Gjirokastër.

Qysh në moshë të re, Kanani zbriti nga Lekdushi, vendlindja e tij nē Kurvelesh dhe u vu tërësisht në shërbim të mjekut të shquar Dr. Vasil Laboviti.

Nën kujdesin e doktor Vasilit të Madh, ai fitoi nje eksperience te vyer profesionale mjekesore. Gjaté gjithë jetes se tij, ai u karakterizua nga perkushtimi ndaj profesionit dhe një shpirti human.
Sherbeu si ndihmësmjek dhe drejtues ne spitalin rajonal “Omer Nishani” te Gjirokastrës per rreth 50 vjet.

Kanan Zanaj kujtohet edhe do te mbahet mend gjatë në kujtesen e banoreve te Gjirokastres, Laberise, Lunxherise, Dropullit, Zagorise, si nje engjell mbrojtës, human e i perkushtuar ndaj jetes së pacienteve, ngado qe ishin ata, e çfaredo shtrese shoqerore ti perkisin.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari