SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur i “Mërgatës së Qyqeve”

Është ndarë nga jeta pasditen e se enjtes në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, pedagog i njohur me kotnribute, “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.///

error: