Në Finiq vijojnë me ritme punimet për ujësjellësin rajonal që furnizon 13 fshatra te kësaj Bashkie.
I interesuar per ritmet e investimit ne terren, te ujesjellesit, nga Burimet e Merkos, kryetari i bashkisë Kristo Kiço ka vizituar kantierin e punumeve.
Kiço ka konstatuar se punimet vazhdojnë me intensitet në çdo fshat si për hapjen e kanaleve ashtu dhe për ndërtimin e depove të reja të ujit. Kryebashkiaku ka vizituara edhe fshatin Karroq ku pritet te investohet per uren e fshatit. perpara se të fillojnë shirat e para.
Ujësjellësi rajonal financohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe në fazën e parë ka nje fond prej rreth 500 milione lekesh.
Ne kete faze do te ndertohen kanalizimet dhe depot e uji ne fshatrat: Kulluricë, Livadhja, Kalivja, Llazat, Kalcat, Sopik, Lefter Talo, Vagalat, Gravë, Qesarat, Karroq dhe Pandalejmon.
Rrjetet e brendshme të këtyre fshatrave do të financohen vitin tjetër.ne vitin 2021.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari