Nga Dorian Koci/
Numri 8-të i revistës shkencore “Studime Muzeologjike” iu dedikua si numër special figurês së Skënderbeut në vitin jubilar të 550 vjetorit të tij. Në këte numër u përzjodhën një seri shkrimesh, të cilat kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në këto fusha: Histori, Letërsi, Etnografi, Gjuhësi, por jo vetëm.


Revista përmban 22 shkrime me tema të ndryshme: Dr. Dorian Koçi, ka botuar artikullin me temë: “Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare e shqiptarëve”. Më pas vjen punimi i Prof. Dr. Pëllumb Xhufi me titull: “Epiri dhe Kosova në literaturën historike evropiane të shek. XV-XVII”. Ndërkohë që janë paraqitur me punimet e tyre edhe:- Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi & Msc Aurora Golemi me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – referenca themelore e gjeneralizmit ushtarak shqiptar”;- Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj me temën “Veçori e dukuri të organizimit dhe zhvillimit të betejave në rrethimet e Krujës”;- Prof. Asoc. Dr. Ermal Baze me temën “Të dhëna historike rreth feudalizmit në trojet shqiptare gjatë Mesjetës së Mesme dhe të Vonë (Shek. XI – XV)”;- Prof.Ass.Dr. Arsim Sinani & Mr.sc.Rezehana Hysa me temën “Figura e Gjergj Kastriot-Skënderbeut në libra, piktura, hulumtime e botime të autorëve të huaj”;- Dr. Rovena Vata me temën “Figura e Skënderbeut mes historisë dhe letërsisë”;- Dr. Eduart Caka me temën “Skënderbeu në historiografinë turke”;- Dr. Skënder Asani & Dr. Sevdail Demiri me temën “Familjet katolike shqiptare të Shkupit, në fokusin e historisë”;- Ylli Polovina me temën “17 janar 1998 në Romë në 530 vjetorin e Skënderbeut”;- Dr. Marenglen Kasmi me temën “Arti Ushtarak shqiptar në shekullin XV”;- Dr. Asllan Zemani me temën “Mbi disa dukuri të ndërtimit të formacioneve të luftimit në luftërat e Skënderbeut”;- Andrea Llukani me temën “Paralele motivesh biblike në mitologjinë skënderbejane”;- Dr. Mark Palnikaj me temën “Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët Letra e Skënderbeut drejtuar Papës nga Kepi i Rodonit 29 tetor 1463”;- Gjokë Dabaj me temën “Letërkëmbimi i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me sulltanët”;- Ilirjan Gjika me temën “Ku ndodhet vendvarrimi i Skënderbeut?!”;- Prof. Ass. Dr. Frederik Stamati me temën “Tre shpata nga koha e Skënderbeut”;- Dr. Ardian Muhaj me temën “Fati i heroit autocentrik në shoqërinë alocentrike”;- Tatjana Alimema me temën “Bibliografi – Vepra në gjuhën frënge mbi Skënderbeun”;- Liljana Verdho me temën “Skënderbeu në shtypin e lëvizjes kombëtare (1880-1912)”.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”