
Në Vlorë nisi sot puna në kantierin e ri për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një vepër madhore, e cila ngre në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian dhe rritur cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj, në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm turistik të Shqipërisë.
I pranishëm në nisjen e punimeve në kantierin e ri, kryeministri Edi Rama tha se po realizohet një ëndërr e cila na ka shoqëruar përgjatë tre dekadave.

“Një ditë e shënuar në kapitullin e ditëve të punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet një ëndërr që na ka shoqëruar përgjatë atyre dekadave pas ndryshimit të sistemit këtë zonë, por edhe këdo që ka parafytyruar një Shqipëri të re moderne, turistike. Projekti, i cili ka qenë në sirtar për tre dekada, ka qenë një nga kryefjalët e premtimeve të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë tre këtyre dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet”, tha Rama.
Sipas kryeministrit Rama, tuneli nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e zonave rurale dhe për ekonominë.
Tanimë hap pas hapi shpaloset gjithnjë e më shumë në sytë e të gjithë shqiptare dhe udhëtarëve të huaj, sepse e gjithë pjesa e fshehur përtej zonës së plazhit mes maleve të Labërisë, e cila shtrihet deri tutje në Tepelenë e pastaj lidhet me pjesën tjetër të fshehur të Përmetit e të Gjirokastrës e deri në Leskovik e Kolonjë e në kufi me Korçë, tanimë po lidhet me një infrastrukturë të re krejtësisht që krijon mundësira të reja për turizmin, zhvillimin e zonave rurale, për ekonominë e tyre por edhe për ekonominë tonë kombëtare
Faktikisht ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetrës duke krijuar hap pas hapi një gjerdan në tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare”, deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese