SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Kozma Dushi deri tek Marjeta Larja. Hyn në fuqi vendimi për pension të posaçëm për 15 personalitete

Pension shtesë të posaçëm do t’u jepet në vitin 2022 për 15 personalitete të fushave të ndryshme të shoqërisë shqiptare.Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë që presonalitetet që pritet të marrin këtë pension të veçantë janë aktorët Bujar Asqeriu, Marjeta Larja, Zani Ziçishti, Sotiraq Bratko, Shahistin Fatos Muço, Kompozitorin Thoma Gaqi, Mjeshtrin e futbollit Uran Xhafa, Shkrimtaren Diana Çuli, këngëtarin Kozma Dushi, kompozitoren Diana Toçe, studiuesin Ylli Drishti, Lluka Qafoku dhe të tjerë.

Bëhet me dije se qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703.

Nga ana tjetër mësohet se ky vendimi ka hyr në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.///

error: