Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera herës deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa gjatë orëve të ditës reshjet përgjatë zonave kodrinore – malore do të marrin karakter rrebeshesh shoqëruar me breshër lokal dhe rrufe.
Era do të fryjë në kuadratin verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/26 | Diell re |
| Kukës | 12/25 | Diell re shi |
| Lezhë | 13/27 | Diell re |
| Dibër | 10/22 | Diell re shi |
| Durrës | 15/26 | Diell re |
| Tiranë | 15/27 | Diell re shi |
| Elbasan | 14/26 | Diell re shi |
| Berat | 11/23 | Diell re shi |
| Vlorë | 13/23 | Diell re |
| Korçë | 9/22 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/24 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/35 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Mot me vranësira, reshje shiu në gjithë vendin pas mesditës
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët