SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një grup i zgjeruar i gazetarëve nga Kosova si dhe ambasadori i Shqipërise atje Qemal Minxhozi, vizitë promovuese dy ditore në Sarandë .Nisma: “PUSHO SHQIP”

Një grup i zgjeruar me rreth 30 gazetarë nga Kosova realizon një vizitë dy ditore në Sarandë në kuadër të nismës “PUSHO SHQIP”.

Gazetarët përfaqësojnë media të rëndësishme  të Prishtinës si një bashkëpunim me Agjencinë  turistike “Shari Trevël”, të mbështetur  nga Ambasada e Shqipërisë  në Kosovë, Ministri i Turizmit Klosi si dhe bashkite bregdetare  të Vlorës dhe Sarandës.

Turi i gazetarëvë kosovarë synon t’i shërbejë promovimit të destinacioneve turistike të bregdetit  jugor shqiptar, si një kontribut mediatik për të nxitur nismën “PUSHO SHQIP” nga të dyja anët e kufirit ndërshtetëror shqiptaro-shqiptar.

Zyrtarët e Bashkisë në Sarandë bënë të ditur per Radion ”Saranda” së gjatë së shtunës  gazetarët nga Kosva  do të mirëseardhen në një ndalesë  në mjediset e  kësaj Bashkie ku do te organizohet edhe nje konferencë për shtyp.

Më tej, njerëzit e medias kosovare   realizojnë takime  me Shoqatën e Hotelierëve  si dhe do të kryejne vizita në disa destinacione turistike si në Sinagogën Hebraike, në kompleksin turistik të Kalasë së Lëkurësit, , në biznesin e kultivimit të midhjes  në “Shtëpinë e Midhjes” në liqenin e  Butrintit, në qytetin antic të Butrintit, në Qendrën e Artit “DEA” në Ksmail ku do të priten nga kompozitori i mirënjohr shqiptar Lmoz Dizdari, etj,.///  

error: