SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Nuk isha hero atëherë, dhe s’jam tradhtar tani”, Rama reagon pas protestës së Berishës

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të protestës së ish-kryeministrit Berisha dhe atakimit ndaj Open Balkan dhe ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vucic, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ilirjana Gashi: Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.
Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.Kjo eshte kulmi.
Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.
Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA . Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ? Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise .
Edi Rama: Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare

Orgest Çapoku: Edi Rama Po te mbroje ti interesat e shqiperise nuk e flakin pashaporten e Shqiperise ne dogana pertoke.Cna tregon perralla me qeveri moderne tani
Edi Rama: Orgest Çapoku pashaporten e Shqiperise nuk e flak askush ne toke, ndersa njohja e pashaportes se Kosoves kalon nga dialogu i mencur, jo nga sharjet mesveti ketu ne fejsbukun tim

Drilon Bardhi: Edi Rama e kemi pa deri tash sa e kane mbajte turpin ata, ulesh ne nje tavoline me nje person qe mohon qindra masakra qe ka kry ne Kosove. Edhe ne në Kosove shqip flasim e shqiptare jemi, gjithe ai nderim per nje kriminel sic eshte vucic eshte i tepruar dhe fyes deri ekstremitet per ne, posaqerisht kur vjen nga lideri i shtetit AMË.
Edi Rama: Drilon Bardhi ne nje tavoline ulen me te e me ta edhe te gjithe lideret e Kosoves tash shume vite dhe shume mire bejne, se politika ne paqe eshte ulje ne tavoline nuk eshte boks ne fejsbuk! Prandaj mos u fyej hic fare, sepse Kosova e ka fituar luften, Serbia e ka humbur, ndersa paqja fitohet me urtesi e me diplomaci, jo me pushke imagjinore e me veteperjashtim nga tavolinat, ku ndertohen urat e kalimit drejt te ardhmes

Almir Karemanj: Edi Rama dmth lodra qenka e vërtet!
Edi Rama: Almir Karemani perrallat ia kam lene atyre qe luftojne per kombin duke me share mua ne fejsbuk.///

error: