Nga Pirro NAÇI
“Unë me Enverin nuk dimë gjë, po e bëri Mehmeti me kokën e tij’’… Edhe kjo ‘’puna’’ e Edit me Kyriakon me ata politikanët grekë, që erdhën në Himarë dhe dhanë shfaqe unikale…Le atë foton me dropullitet, a thua se është një kopje e 45 viteve të shkuara, e 1978-tës. Na ‘’gërvishti’’ memorjen! Nejse, të shkuara të harruara, pak rëndësi kanë këto, të kthehemi tek ‘’diplomacia’’ e fb-së. Ne postimin e djeshëm, Rama i ‘’tërhoqi veshin’’ politikanëve grekë, t’i binden ligjit. Νομω πειθου, ja tha edhe në greqisht. Një shprehje që atyre i kujton historinë e lashtë, filozofët dhe demokracinë që i dhuruan botës…Ja tha me shumë ‘’diplomaci’’ e ‘’mirësjelljeje’’. Sa për politikat që ai drejton, respektimi i ligjit, bindja ndaj ligjit dhe demokratizimi i vendit vijnë më pas ose vonohet shumë por kjo pak rëndësi ka, thjesht çështje kohe…
Për të dhënë mend jemi më përpara se koha. Duke shkruar për të kaluarën e lavdishme të filozofëve të lashtë, në të vërtetë, pa dashje, i drejtohet dhe skicon skenarin e‘’dramës’’ së ardhme të mardhënieve me fqinjët. Kështu është… kur fshihesh nga thelbi i dialogut, ‘’mirësia’’ kthehet në hipokrizi. Me ‘’Belerin’’ kam frikë se në një masë të madhe refuzojmë përsëri t’i shikojmë problemet ashtu siç janë. Kërkojmë t’i zgjidhim ato me mendësitë e kohëve të shkuara dhe me slogane të modës së vjetër. Kjo, nga të dyja anët e kufirit. Nga njëra anë, Greqia s’ka pse i tregon Shqipërisë sa herë që një problem apo një person i ka marrë ‘’koka erë’’, kufirin tek thana. Rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është çështje vetëm e një personi apo e një qeverie. Këto lloj praktikash i ‘’bëjnë nder’’ dhe u ‘’shërbejnë’ politikanëve dhe politikat që ata zbatojnë…Të kundërtën duhet të bëjë, ‘’një orë e më parë’’ në bashkësinë europiane…kjo është ‘’formula’’ që i zgjidh problemet. Të tjerat, janë fjalë që i mer era… të gjendemi në punë.
Nga ana tjetër e kufirit, në Shqipëri , unë nuk kuptoj një gjë. Që e kishte personale me Belerin na e the para zgjedhjeve… Tani që kanë kaluar kaq muaj dhe ‘’problemi’’ është në ‘’duart’’ e Drejtësisë, ç’na duhen ‘’dacibaot’’ në fb… Organet ‘’kompetente’’ , nuk kanë zë, nuk dinë të flasin,, nuk kanë gojë?… ‘’Të humbasësh durimin do të thotë të humbashës betejën’’… diçka dinte Gandi. Tek ‘’Shtatë të Urtët e Greqisë’’, kishte edhe shumë sofizma të tjera. Njërën nga ato le ta kujtojmë për të mbyllur edhe këto pak rrjeshta, ’’Πράττε δικαία’’-‘’Vepro me drejtësi’’.

ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore