SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PAMFLET. Sarandë, ndotja akustike, “vepër penale” në letër…Ku ishte “fshehur” Policia mbrëmë!?…

Netët e sarandiotëve dhe mijëra turistëve vendas e të huaj në mesnatë tolloviten nga tingujt obsesivë të anijeve turistike dhe lokaleve të buzëdetit. Ose më saktë, nga: ” Xhamadani vija-vija” te ” La bella Ciao”!

Qytetari sarandjot Niko Caka me banesë përbri Kishës së Shën Harallambit reagoi në mesnatën e djeshme në faqen e tij ne fb mbi madhështinë e marrëzisë në Sarandë ku çdo tollovi muzikore serviret për muzikë dhe kinse, jetë e gjallë kulturore artistike.

Muzike apo ndotje muzikore !!!!????Ne mes te bulevardit ku njerezit Kane ardhur per te pushuar dhe per t’u qetesur !!!!“-shkruan Caka. i cili vuan për çdo mesnatë histerinë e muzikës kuturu që miksohet në Gjirin e Sarandës dhe i lë pa gjumë të gjithë.Një snobizëm rural idiotesk.

Artisti skulptori Ilir Dalanaj u shpreh lidhur me këtë situatë: “ Ishte e tmerrshme!Besoj se nuk do te perseritet !”

Por mbrëmë, pra, në mesnatën midis të premtes dhe të shtunës, Policia e Sarandës ishte “kapur në gjumë” . Po ,PO. Në gjumë….pavarësisht se automjetet e saj të gadishmërisë lëviznin me djemtë vigjilentë e të pagjumë të Polisicë së Shtetit, dhe sirenat me llamburitjet e fenerëve të makinave policore feksnin plot shkëlqim deri tej në det ku rreth shtatë anije turistike që transportojnë e shëtisin turistët nëpër detin e Sarandës, përhapin muzikë jo vetëm për pasagjerët e tyre që kanë prerë biletë argëtimi, por edhe për mijëra qytetarë dhe pushues të cilëve ua ka bërë jetën ferr kjo muzikë që vjen nga anijet dhe lokalet buzë detit!!

….Dhe komikja vazhdon, me ndonjë pyetje në Këshillin Bashkiak të Sarandës ku më në fund u zbulua se…njësia matëse për ndotjen akustike …vërtet qenka DECIBELI! Me kompetencë kjo!

Por mbrëmë, në mesnatën midis 25 dhe 26 gushtit në Sarandë nuk ndodhi si herë të tjera, kur pothuaj fiks në orën 24.00, bokset e muzikës së çmendur nga brigjet përreth Hotel Burintit pushonin si të prera me thikë dhe gërshërë nga …frika e Policisë dhe gjobave milionëshe!. JO!

Dhe publiku, banorët vendas dhe mijëra të tjerë që kanë , të mbërritur këtu për të pushuar e përshëndesnin gjestin e Policisë shqiptare në Sarandë. U lumtë!| Policia? Me gjoba nëse vijon muzika! Bravo!!! (POLICIA QË DUAM! )

Policia që duam ishte “zënë në gjumë” dhe muzika vazhdoi edhe përtej orës 01.00 të së shtunës!

Policia që duam ishte “zënë në gjumë” edhe natën duke u gdhirë e premte, dhe muzika vazhdoi edhe përtej orës 24.00 sepse ….idiotësi shqiptare…nga një anije turistike, kremtohej një ditëlindje dhe njerëzia duhej të bënin sytë e veshët katër në lagjet nr. 4, në lagjet nr.1, 2, dhe 3 të Sarandës për të përcjellë entuziazmin e miletit me adrenalinë të ngritur në Anijen e Ditëlindjes….!

Pse habiteni! Nuk ngjan kjo me skenën shqiptare të martesës kur makina e Nuses dhe një varg autoveturash u bien borive pa pushim nëpër rrugët e qytetit! Dmth: Eheej! E shikoni që unë u martova!?Lereni çdo gjë dhe hidhni sytë nga ne!…. Eheej!

FIKS edhe si ato skenat afrikanojugore…Posht Gjykatës në rrugën “Onhezmi” , rrugën kryesore të daljes nga Saranda, shpesh, shikon të ndalojë autokolona e automjeteve, përfshirë dhe autobusët me turiste që shkojnë në Butrint,,,Përse? Sepse….dikush, nga drejtuesit e veturave po blen te lokal “Xhavara” dy byreqe dhe një dhallë!…..

SI JEMI DHE SI NA SHIKOJNË? Ashtu siç jemi!///

,

error: